Gjykata në Francë ka dënuar me burg për rekrutim dhe stërvitje të anëtarëve të ISIS-it shtatë persona nga 6 deri në 9 vjet burg.
Personat e arrestuar sipas mediave franceze janë, të moshave nga 24 në 27 vjeç, transmeton KosovaPress.
Në mesin e te dënuarve është edhe Karim Mohamed Aggad, vëllai i një prej militantëve të përfshirë në sulmet e nëntorit në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.
Ndërkohë, Belgjika ka ekstraduar në Francë dy të dyshuar për përfshirje në sulmet në fjalë, ka bërë të ditur një prokuror. Mohamed Amri dhe Ali Oulkadi akuzohen se kanë ndihmuar të dyshuarin kryesor për këto sulme, Salah Abdeslam.
Hetuesit thonë se Mohamed Amri ishte me Hamza Attou në makinën që mori Salah Abdeslam më 13 nëntor, duke e ndihmuar të arratisej në Belgjikë.