Franca ka shënuar fitore spektakolare ndaj Serbisë me rezultat 76-75, edhe pse kishte një disavantazh prej pesë pikësh në dy miutat e fundit.
Fraksioni i parë u dominua nga Franca, e cila kishte avantazhin falë lojës së mirë dhe dominuese.
Në fund të pjesës së parë Franca e kishte sërish epërsinë, por e humbi atë në pjesën e dytë, kur Serbia në çerekun e tretë krijoi edhe avantazh prej tri pikësh.
Në dy minutat e fundit të krejt takimit Serbia kishte epërsi prej 5 pikësh, të cilën e shkriu dhe madje kaloi në epërsi me një pikë, ku në fund me 76-75, Franca e fitoi këtë takim.
Miroslav Radulja ishte më i miri te Serbia me 16 pikë, teksa ai u ndjek nga Milos Teodosic me 10 pikë.
Më i miri i takimit ishte Nando de Colo me 22 pikë, teksa Nicolas Batum me 11 pikë dhe Tony parker me gjashtë pikë ishin vendimtarët, ata që realizuan dy koshat e fundit.
Tony Parker absolutisht heroi i takimit, tregoi edhe një herë se klasi është permanent.
Franca udhëheq në Grupin A të lojërave olimpike në basketboll me pesë pikë, por do të kalojë në pozitën e dytë kur të dihet fituesi i duelit SHBA – Australi nga ora 00:00./Telegrafi/