Franca angazhoi 100 mijë policie në prag të Vitit të Ri për të parandaluar çdo mbledhje dhe festime të paligjshme, ose përhapjen e mundshme të coronavirusit.
Përveç forcave të forta të sigurisë në rrugë, sonte u vendos një shtetrrethim në shtetin francez dhe banorët u ndaluan të lëviznin për 20 orë. Oficerët e policisë u urdhëruan të ndalojnë të gjitha ndejat dhe të ndëshkojnë organizatorët e mbledhjeve të tilla, raporton euronews.
Me këtë qasje, Franca synon gjithashtu të ndalojë djegien e veturave që ndodhnin shpesh në prag të Vitit të Ri. Vitin e kaluar, një rekord 1,457 veturash u dogjën në të gjithë Francën për Vitin e Ri.
Në Paris, gjysma e linjave të metrosë do të mbyllen sonte, ndërsa Ministri i Brendshëm Francez, Gerald Darmanin ka lënë të kuptohet se po konsideron një ndalim të plotë të transportit publik në të gjithë vendin.
Franca është vendi i pestë në botë me infeksionet më të konfirmuara, 2.6 milionë që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 64 mijë vdekje. /Telegrafi/