Site icon Telegrafi

Franca 4-1 Shqipëria, statistikat e ndeshjes

Franca e ka mposhtur Shqipërinë me rezultat 4-1 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Golat në këtë ndeshje i shënuan Kingsley Coman (8’ dhe 68’), Olivier Giroud (27’), Jonathan Kone (85’), derisa për tanët shënoi Sokol Cikalleshi (90’).

Gjelat natyrisht se ishin më të mirë në fushë, derisa kishin 69 për qind të mbajtjes së topit, për dallim nga Kuq e Zinjët që e kishin 31%.

Kampioni në fuqi i Botës kishte 14 goditje në drejtim të portës, derisa gjashtë përfunduan në kuadratë.

Në anën tjetër, Shqipëria kishte dy goditje në drejtim të portës, por që vetëm një ishte e saktë.

Lexo po ashtu Franca e mposht Shqipërinë në kualifikimet për Euro 2020, gara në Grupin H ende e hapur

Franca, Turqia dhe Islanda e ndajnë pozitën e parë të Grupit H me nga 12 pikë, Shqipëria me gjashtë, Moldavia me tri dhe Andorra ende pa pikë.

Duke parë gjendjen aktuale në këtë grup, mund të thuhet se shanset e Kombëtares tonë për t’u kualifikuar në Euro 2020 janë shuar tashmë. /Telegrafi/

Exit mobile version