Site icon Telegrafi

Fraksioni i OBRM-PDUKM-së: Duhet bashkim partiak pasi kemi nevojë për fitore në zgjedhje

Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së përmes një komunikate ka bërë thirrje për bashkim brendapartiak. Ata thonë se tani është koha për ndërtim të kredibilitetit ndërkombëtar të shtetit dhe partisë.

“Për shkak të pikëpamjeve politike në baza ditore dhe për shkak të mungesës së një pozite të vetme në lidhje me referendumin e mbajtur, lidershipi aktual i OBRM-PDUKM-së e ndau anëtarësinë. Me votën e tyre në referendum, qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit e OBRM-PDUKM-së ishin të vetëdijshëm për lidershipin jo konsistent të partisë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare është dashur të konkretizohet përgjegjësia në OBRM-PDUKM dhe ka qenë koha për demokratizim dhe transformim.

“Fraksioni Demokratik bën thirrje për një diskutim të hapur të partisë për qëllimet e reja strategjike. Ndryshimet e rreme dhe uniteti i dukshëm nuk duhet të lejohen sepse ne kemi nevojë për fitore në zgjedhje”, thonë nga Fraksioni Demokratik.

Ata i ftojnë deputetët e tyre që të mos bien pre e kërcënimeve dhe tentimeve për korruptim./Telegrafi/

Exit mobile version