Site icon Telegrafi

Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së kërkon moratorium të bisedimeve për emrin

Fraksioni Demokratik i OBRM-PDUKM-së ka kërkuar moratorium të bisedimeve për shkak, siç thonë ato “zmadhimi i histerisë fashiste greke dhe lëshimit tonë të madh”. Nga partia mendojnë se Zaev nuk ka mandat dhe legjitimet që të bisedojë në emër të kombit dhe bën marrëveshje për ndryshimin e emrit tonë. Emri, sipas nenit 119 paragrafi 1 dhe 2 nga Kushtetuta, marrëveshjet ndërkombëtare i nënshkruan vetëm kryetari i shtetit, ndërsa Qeveria vetëm nëse është e autorizuar me ligj, ndërsa një ligj i tillë deri më tani nuk është sjell, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre “qëndrimi i tyre jo princip në lidhje me bisedimet për ndryshimin e emrit, udhëheqja e re e OBRM-PDUKM-së është në funksion të shitjes së interesave kombëtare dhe ndryshimit të emrit. Është e dhimbshme një marrëveshje në mes dy partive të mëdha maqedonase të cilat do ta votojnë në Kuvend. Për këtë bëjmë apel deri tek anëtarët e OBRM-PDUKM-së që mos të bëjnë presion ndaj deputetëve të saj dhe kërkuan që gjatë votimit të marrëveshje eventuale Zaev-Tsipras në Kuvend deputetët e OBRM-PDUKM-së të japin të gjithë dorëheqje. /Telegrafi/

Exit mobile version