Nga Fraksioni brenda BDI-së kanë reaguar rreth zgjedhjes së rektorit të ri të UT-së, Jusuf Zejneli ku sipas tyre thonë që konkursi nuk ka më vlefshmëri juridike dhe po vazhdojnë ndikimet politike në këtë Universitet.
”Sa i përket rrethanave të krijuara në zgjedhjet për Rektor në Universitetin e Tetovës, theksojmë: Konkursi nuk ka më vlefshmëri juridike, veçanërisht pas tërheqjes, akuzave dhe dyshimeve të bazuara të cilat u prezantuan nga 3 kandidatët, të cilët njëzëri u tërhoqën nga gara për Rektor.
Komisioni për zgjedhjen e Rektorit dhe të gjitha trupat e përmendur për shkelje ligjore e statutare duhet të riformatohen dhe Universitetit t’i jepet mundësia të gëzojë të drejtën e ushtrimit demokratik të ligjit dhe zgjedhjes së rektorit të ardhshëm në mënyrën më demokratike të mundshme, ashtu siç i ka hije një tempulli diturie”, thuhet në reagimin e Fraksionit brenda BDI-së.