Të pakënaqurit e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajnishahe Halimi, Arben Gecaj e Fatos Aliu tashmë pjesë e Fraksion+, duket se tashmë i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Telegrafi.
Kjo për faktin se gjatë ditës së djeshme ata së bashku me gratë deputete të PDK-së kanë qëndruar për vizitë në kullën e Gecajve.
“Nga vizita e djeshme e nje pjese te grave deputete te PDK- se dhe aktivisteve shoqerore te rajonin te Dukagjinit ne muzeun e Kulles Gecaj”, ka shkruar Arben Gecaj në Facebook.
Ditë më parë është folur për një bashkim të mundshëm të Fraksion+ me PDK-në, mirëpo kjo gjë nuk është konfimuar ende zyrtarishtë nga asnjëri subjekt./Telegrafi/