Për shekuj të tërë ishte e harruar dhe e mbuluar nga pluhuri dhe aromat e gatimit familjar. Por, piktura që ndodhej prej gjeneratash tre një familje franceze u konsiderua si një nga kryeveprat më të rëndësishme të zbuluara të artit francez, për çka edhe u shit për një shifër marramendëse.
Bëhet fjalë për pikturën e quajtur “Filozofi lexues” të mjeshtri francez Jean-Honore Fragonard, e pikturuar rreth vitit 1768.
Piktura u zbulua rastësisht nga një ekspert ankandesh që duhet të vlerësonte sendet e një apartamenti në qytetin Eparnay. Familja as nuk e kishte renditur të sendet me vlerë. Por, dyshimet e profesionistit rezultuan fatlume dhe analiza specifike vërtetoi zbulimin e madh.
Fragonard cilësohet si nga mjeshtrit më të mëdhenj të stilit Rokoko. Veprat e tij të pikturuara si në një ëndërr dhe me tematika erotike, ndodhen në muzetë më të njohur të botës. Vepra e filozofit është nga veprat e fundit të piktorit dhe tregon periudhën më meditative edhe pse “energjia e penelit të tij është njëjta”.
Fillimisht piktura mendohej të shitej për rreth 1.5 milion euro, por interesi ishte tejet i madh dhe piktura arriti shifrën e 7.8 milionë euro. /A2/