Libri i Armand Vokshit dhe Nesila Hajdinit bën bashkë 42 projekte të pesë viteve të fundit të arkitektëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
“Veprat përfaqësojnë tri gjenerata arkitektësh edhe një shumëllojshmëri funksionesh apo tipologjish ndërtimore, por tregojnë edhe një panoramë të arkitekturës në Shqipëri”, rrëfen Armand Vokshi, bashkautor i veprës “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”.
Zhvillimi arkitekturës bashkëkohore i realizuar në territoret shqiptare përfaqësohet përmes veprave të ndryshme, që sipas Vokshit, rrëfejnë frymën e kohës në të cilën po jetojmë.
Vila, shkolla, objekte banimi, qendra tregtare, zyra, hotele e deri te objektet industriale, sipas arkitektes Nasila Hajdini, pavarësisht funksionalitetit kanë një qëllim të njëjtë, koncept e frymë inovative.
“Ne kemi përzgjedh atë arkitekturë që flet për kohën që ne jetojmë”, shprehet arkitektja Nasila Hajdini.
Ndërsa, sa i përket zërit së arkitektit në një projekt, arkitektja rrëfen se ata mundohen që të jenë prezentë, pavarësisht ndikimit të politikave. /Shqiptarja/