Giovanni Jacovelli që është pronar i një toke në Conwy Walley Maze në Wales, ka bërë jetë të mirë derisa nuk i ka ardhur pranë shtëpisë fqinji ri Terrence Maitland.
Ky i fundit, ia ka nxjerrë drunjtë me rrënjë dhe më pas e ka kërcënuar, me pretendimin se toka e tij është shumë më e madhe, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ekzistojnë dokumentet, ai ka mbjellë pemë të reja në tokën e huaj, duke e rritur pronën e tij.
“Më tha se do të merr revole dhe të më qëllojë, po që se unë e prekë kufirin e ri. Kjo është shqetësuese dhe po ndihem i pasigurt”, ka thënë Jacovelli lidhur me rastin.
Megjithëse ka bërë ankesë dhe ka xhirimet e ndryshme, ende nuk është ndërmarrë asgjë për zgjedhjen e kësaj situate. /Telegrafi/
https://youtu.be/xFDJKAhytr0