Telegrafi

Fqinji ‘hero’ zuri me duar një qen që ra prej katit të nëntë (Video)

Joao Augusto po hynte në ndërtesën ku banon në Sao Paolo të Brazilit, kur pa qenin e fqinjit që qëndronte në mënyrë të dyshimtë përjashta ballkonit të katit të nëntë.

Por, me të parë se kafsha është në vështirësi, ai zgjati duart në përpjekje që ta zë, teksa po binte prej rreth 30 metrave, transmeton Telegrafi.

“I kërkova mirëmbajtësit që të vije më një batanije dhe ta presim, por nuk kishte më kohë. Pasi ia zbuta rënien, u shtriva nga lehtësimi, jo pse u lëndova”, ka thënë Augusto.

Për fqinjin që kreu këtë veprim dhe shpëtoi qenin e një familjeje, po kërkohet të ndahet një dekoratë dhe të shpallet hero. /Telegrafi/