Site icon Telegrafi

Fqinjët ua vjedhin kopshtin

Linzi e Phil Wood janë kthyer në shtëpinë e tyre në rajonin anglez Staffordshire dhe kanë zbuluar se fqinjët e parë ua kanë vjedhur kopshtin. Çifti ka dashur të shes shtëpinë pasi që janë zhvendosur në ishullin spanjoll.

E ëma e Philit ka shkuar për të kontrolluar shtëpinë dhe i ka pyetur se çfarë kishin bërë me kopshtin. Kur janë kthyer, ata kanë parë lulet, enët, e madje edhe shtëpizën e drurit në kopshtin e fqinjit. 28-vjeçarja Linzi ka qenë e inatosur dhe e frustruar. Shtatë vjet kanë jetuar pranë fqinjëve të tanishëm dhe asnjëherë nuk kanë pasur problem me ta. Fqinji u kishte thënë se ka blerë kopshtin e gatshëm nga dikush tjetër, duke mos e kuptuar që ai është kopshti i tyre.

Çifti tani nuk di se si do ta shes shtëpinë, sepse kopshti duket i shkretuar. E kanë lajmëruar policinë e cila është duke bërë hulumtimin e këtij rasti.

Exit mobile version