Telegrafi

Fqinjët u ngjitën duarthatë nëpër fasadën e ndërtesës, për të shpëtuar fëmijën që kishte dalë përjashta rrethojave të ballkonit në katin e katërt (Video)

Fëmija që kishte dalë jashtë rrethojave të ballkonit, në katin e katërt të një ndërtese në Kinë, u shpëtua nga dy fqinjë.

Ata u ngjitën duarthatë nëpër fasadë, duke u mbajtur nëpër shufrat e rrethojave, derisa arritën te katërvjeçari, transmeton Telegrafi.

Pranë këtij të fundit, arriti njëri prej tyre dhe arriti ta shtynte brenda, prej nga e tërhiqnin disa familjarë.

Mësohet se fëmija shfrytëzoi rastin, në momentin që ishte pa mbikëqyrje dhe nxori kokën përjashta, por më pas i doli edhe tërë trupi. /Telegrafi/