Telegrafi

Fqinjët rrethojnë shtëpinë për ta mbrojtur një grua nga dëbimi (Foto)

Nimo Abdullahi që jeton me qira në një shtëpi në Bristol të Anglisë, ishte kërcënuar me dëbim nga pronari, vetëm pse kishte kërkuar të bëhen disa renovime të vogla.

Por, fqinjët nuk kanë lejuar që 39-vjeçarja dhe familjarët e saj të nxirren përjashta, dhe kanë krijuar një rreth duke u kapur për dore, transmeton Telegrafi.

Mbi 30 persona kanë qëndruar për një kohë para objektit ku ajo jeton për 12 vjet, prej se është shpërngulur nga Norvegjia.

“Kjo është shtëpia ime, sepse unë kam kontratë dhe paguaj qira. Por, kërkova vetëm të lyhen muret dhe të ndërrohen tapetet, sepse janë shumë të vjetra”, ka thënë Abdullahi.

Me ligjet britanike, personat që janë me qira nuk bën të largohen me forcë, po që se janë të rregullt me pagesa dhe veprojnë në bazë të ligjeve shtëpiake. /Telegrafi/