Një kamion i drejtuar nga një shtetas francez me origjinë nga Tunizia hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices duke vrarë të paktën 84 vetë dhe lënë dhjetëra të plagosur.
Siç raportojnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një terrorist të armatosur, i njohur si 31-vjeçari francezo-tunizian, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, baba i tre fëmijëve.
E derisa po spekulohet se bëhet fjalë për një sulm fetar, mediat e huaja, duke cituar burimet policore dhe banorët lokalë, bëhet fjalë për një burrë i cili nuk ishte edhe shumë religjioz.
“Ai nuk ka agjëruar Ramazanin në tërësi këtë vit, sipas fqinjëve”, ka shkruar mediumi francez BMTV. /Telegrafi/