Telegrafi

Fqinjët ngatërrohen për tokë (Video)

Ymer Selimi nga Zhegra e Gjilanit ka vendosur ta lëshojë truallin që ka jetuar tash e sa vjet, për shkak, siç thotë ai, të problemeve me komshinjtë.

Veturës së Selimit, orët e para të datës 24 korrik, i është vënë flaka derisa, sipas tij, ky është rasti i tretë, pasi edhe në vitin 2013 dhe 2015 i është djegur sera, njofton Klan Kosova.

Për këtë ai fajtor po i le fqinjët e tij derisa sipas Selimit, sherr po del të jetë një copë tokë prej 1 ari, ku ai ka ndërtuar një serë.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Gjilanit.