Së fundmi u raportua në tabloidet ndërkombëtare që Nicki Minajt dhe bashkëshortit të saj, Kenneth Pettyt, iu tha të largoheshin nga shtëpia e tyre në Hidden Hills, Kaliforni.
Më shumë se 800 njerëz nënshkruan peticionin që çifti të zhvendoseshin për shkak që Petty u padit nga një grua që ai u përpoq ta përdhunonte në vitin 1994.
I njëjti u arrestua nën dyshimin për përdhunim dhe u deklarua fajtor për tentativën e përdhunimit.
Peticioni pretendonte se Petty që jetonte në lagje do të ulte vlerat sepse ai është i regjistruar si një dhunues seksual.
Njerëz të tjerë të famshëm në Hidden Hills përfshijnë: Kim Kardashian, Kris Jenner dhe Jada e Will Smith.
Në vitin 1994, kur atëherë 16-vjeçarja Jennifer Hough i tha policisë se Petty, i cili ishte gjithashtu 16 vjeç në atë kohë, e kishte përdhunuar pasi e kishte mbajtur nën thikë.
Petty u akuzua për përdhunim të shkallës së parë, më vonë u deklarua fajtor për tentativë përdhunimi dhe kaloi më shumë se katër vjet në burg për atë akuzë, raportoi New York Times.
Më pas u tha se e gjithë kjo nisi nga fansat e Cardi B, e cila konsiderohet si rivale e Nicki Minaj. /Telegrafi/