Site icon Telegrafi

Fqinjët menduan se ishte i çmendur kur filloi të hapte gropën e madhe – ata mbetën të befasuar kur përfundoi projekti

Kur Wayne Martin filloi të hapte një gropë të madhe në oborrin e shtëpisë së tij, fqinjët menduan se ai ishte i çmendur. Megjithatë, ata nuk e dinin se ai kishte një plan që më vonë i befasoi.

Ai bleu një kontejner të madh ngarkese dhe i vuri një derë për të filluar. Vrima që hapi në oborr ishte aq e madhe sa që kontejneri të futej në të pa asnjë problem.

Më pas punësoi një kompani që merret me gërmime dhe punë të ngjashme.

Ai bëri shkallët që të çojnë në derën e kontejnerit dhe betonoi sipërfaqen për ta mbajtur të sheshtë. Ai mbuloi gjithçka me një shtresë të hollë dheu në mënyrë që bari të rritej më vonë.

Ai nuk e ktheu brendësinë e kontejnerit në asnjë strehë atomike sepse nuk ka nevojë reale për këtë. Ai e rregulloi atë si një bodrum vere ku mban shishet më të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version