Telegrafi

Fqinjët kishin dëgjuar britmat nga dritarja, kur u fut policia në Kentucky hasën në tmerr – gjetën gruan e lidhur me zinxhir në fyt

Policia amerikane në qytetin Louiville në Kentucky ka publikuar videon rrëqethëse të shpëtimit të një gruaje, që një burrë me të cilin kishte një fëmijë e kishte mbajtur të lidhur me zinxhirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë.

Pamjet e filmuara me kamerat e vendosura në uniformat e zyrtarëve policorë, ndërsa siç raporton New York Post, Moisis May, 36-vjeç, e kishte lënë gruan të lidhur në shtëpi për dy ditë, transmeton Telegrafi.

Policët ishin futur në shtëpi përmes dritares, pasi i kishin telefonuar fqinjët që kishin dëgjuar sesi gruaja po bërtiste dhe vazhdimisht kërkonte ndihmë.

Në kumtesën e policisë në Louville thuhet se ata tentuan të thyejnë derën e shtëpi dhe dritaret, por shpejt e kuptuan se ishte “blinduar”.

Gruaja disi kishte arritur të hap dritaren ku ishte mbajtur e lidhur.

“Kam shkallë”, ka bërtitur fqinji që po qëndronte para shtëpisë.

Policët menjëherë u ngjitën në katin e dytë, dhe përmes dritares u futën në dhomë dhe gjetën gruan që rreth qafës kishte të lidhur një zinxhir me dry.

Ata tentuan ta qetësojnë, derisa ajo vazhdimisht qante dhe i kërkonte falje policisë. Në video dëgjohet gruaja duke i thënë policisë sesi burri që e kishte lidhur me zinxhirë dhe dry e mbante çelësin me vete.

Ata përdorën sëpatën për ta thyer drynin dhe e liruan që menjëherë iu nënshtruar kontrollit mjekësor. Moisis May është arrestuar dy ditë pas shpëtimit të gruas. /Telegrafi/