Telegrafi

Fqinjët fajësonin njëri-tjetrin për mbeturinat, e sherrin e bënte “pastruesi”! (Video)

Kjo kishte nxitur sherr mes banorëve në një lagje në Oldham të Manchesterit, të cilët fajësonin njëri-tjetrin për hedhje të mbeturinave në vend jo adekuat.

Kryetari lagjes, Zed Liaqat, kishte dërguar pamflete në të gjitha shtëpitë, ku tregohej se “të gjithë ata që hedhin mbeturina në vend jo adekuat, do të dënoheshin me 50 mijë funte”, por edhe më tutje mbeturinat vërshonin rrugët, transmeton Telegrafi.

Me të vënë një kamerë para shportave të mbeturinave, u zbulua se ishte vet punëtori i kompanisë për mbledhjen e mbeturinave, që për arsye të panjohura linte qeset në rrugë.

Kompania e kontraktuar për mirëmbajtje e rrugës dhe mbledhjen e mbeturinave, ka thënë se ka suspenduar punëtorin, ndërsa me të është duke u marrë gjykata. /Telegrafi/