Telegrafi

Fqinjët e shpëtojnë Islandën nga falimentimi

Me këto mjete do të duhet që ta stabilizojë sektorin e vet financiar i cili i shemb për shkak të rënies dhe falimentimit të bankave të mëdha në Amerikë.

Në komunikatën e përbashkët të ministrave të financave të Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë dhe të Finlandës thuhet se autoriteteve të Reikjavikut do t’iu vihen në disponim 2.5 miliardë dollarë.

Më parë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar këtij shteti të vogël ishull i lejoi 2 miliardë dollarë.

Islanda është shteti evropian i cili më së shumti është goditur nga kriza globale financiare për shkak të lidhjeve të veta të ngushta me tregun amerikan të bursave dhe bankar të parave.