Site icon Telegrafi

Fqinjët e Almir Dacit, xhihadistit të vrarë: Mirë ia bënë (Video)

Familja e Almir Dacit në Leshnicë të Pogradecit ka hapur dyert e mortit pas lajmit se djali i tyre i cili luftonte si xhihadist në Siri, mbeti i vrarë.
Lajmin ata e morën nga gruaja e ish-imamit të xhamisë së Leshnicës, e cila bashkë me fëmijët ndodhet ende në Siri.

Por si e shohin fqinjët angazhimin e Almir Dacit në luftën e Sirisë?

Disa thotë se “siç e kërkoi, atë gjeti”. Një e moshuar shprehet se “e pati me hak, mirë e bënë që e vranë”. Por ka edhe prej tyre që mendojnë për fëmijët dhe thonë se gruaja duhet të kthehet në atdhe.

Familjarët e Almir Dacit do të vazhdojnë të mbajnë dyert e mortit hapur derisa me mbërritjen e trupit nëse mundësohet një gjë e tillë.

Almir Daci është i treti person i vrarë në Siri nga ky fshat, të cilët kanë luftuar si xhihadistë përkrah ISIS. Pogradeci është rrethi më i madh që ka luftëtarë në Siri.

https://www.youtube.com/watch?v=leuVVqCxnbw

Exit mobile version