Fqinjët janë bashkuar për të shndërruar një rrugicë të mbushur me mbeturina, minj dhe nga rrëmujat e qenve në një hapësirë të gjallë të komunitetit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, barërat e këqija “rrëmbyen” murin dhe pajisjet e braktisura të kuzhinës u shpërndanë përreth rrugicës në Birkenhead, Wirral – Angli, e cila hapësirë siç thonë fqinjët, ishte lënë e paprekur për vite me radhë.
Por një grup prej 20 vendasish vendosën të ndërhynin, të gjithë duke u përpjekur për ta pastruar atë nga rrëmujat e dëmshme të qenve dhe për ta shndërruar atë në një hapësirë të komunitetit, me tavolina, bimë të ndryshme dhe lule.
Janet Hardman, një nga “koordinatoret e projektit”, tha se ajo po fliste me fqinjët për kohën, gjatë së cilës kishin jetuar në zonë për 22 vjet.
Ajo tha: “Rrugica ishte një rrëmujë absolute – kishte miza, pleh qensh, minj, si dhe barëra të këqija të rritura”.
“Ne kontaktuam me këshilltarin tonë lokal i cili na ka vënë në kontakt me Agjencinë e Mjedisit dhe ata dhuruan bimë dhe kuti lulesh, në mënyrë që ne t’i vendosnim ato”.
“Ne të gjithë kemi bërë pjesën tonë; disa njerëz kanë bërë mbajtës zogjsh, stola, karrige, shporta të varura dhe shumë prej tyre janë ricikluar”.
“Unë kam jetuar këtu për 22 vjet dhe si rezultat i këtij projekti, unë jam duke folur me njerëz me të cilët nuk kam folur kurrë”. /Telegrafi/