Lucy Ashen që jeton në një ndërtesë në jug-perëndim të Londrës, nuk e kishte ditur kurrë se në çfarë gjendje është banesa fqinje ku qëndron një e moshuar.
Kjo e fundit, që mbetet e paemëruar, ka mbetur një ditë përjashta derisa dera ishte e mbyllur, transmeton Telegrafi.
Pasi e ka kërkuar ndihmën e Ashen për të thyer derën, ajo e ka zbuluar ambientin e tmerrshëm ku jeton pensionistja që nuk ka pastruar për 13 vjet.
“Kam shpenzuar 60 orë për të pastruar, hedhur mbeturina, nevojë dhe orendi të thyera. Më vonë më kanë ndihmuar edhe fqinjët tjerë që më kanë falur tapete, çarçafë dhe jastëk”, ka thënë nëna e tre fëmijëve, që e ka transformuar banesën.
“Për 21 vjet vjet kemi jetuar në banesa të ngjitura, por unë kur nuk e kam ditur se çfarë ka brenda. Ajo është një grua e mirë dhe e sjellshme, por shkaku i gjendjes mendore e ka lënë banesën kështu.”
Në fotografitë e postuara, mund të shihet se si ka qenë dhe në çfarë gjendje është tani kjo banesë. /Telegrafi/