Telegrafi

FPML: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Pellagoni

Forumi i patriotëve mendjelirë kërkon që Qeveria në mbledhjen e ardhshme të marrë një vendim që do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme federale në pjesën e Manastirit në Pellagoni, për shkak të shiut të rëndë të shoqëruar me breshër që ka ndodhur në këtë rajon më 22 të këtij muaji, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Me këtë vendim mundësohet vlerësimi i dëmeve të kulturave bujqësore dhe krijimi i kushteve për kompensim për fermerët. Duke pasur parasysh faktin se me muaj, dhe në disa raste edhe me vite, nuk ka subvencione të paguara, nga ky vendim i juaj do të përfitojnë fermerët dhe tu mundësohet riparimi më i lehtë i dëmeve të shkaktuara”, thuhet në deklaratën e FPML. /Telegrafi/