Forumi i Patriotëve Mendjelirë (FPM), i bën thirrje Qeverisë së Maqedonisë që ta anulojë nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për FPML është e pakuptueshme që Marrëveshja miratohet me procedurë të shpejtë dhe pse e njëjta nuk është vendosur në debat publik që faktorët relativ, të japin vërejtje për të njëjtën.
”Dëshirojmë tu tregojmë se kjo Marrëveshje nuk është për shumicën parlamentare, përkundrazi kjo Marrëveshje është e popullit të Maqedonisë dhe lidhet me historinë e saj”, kumtojnë nga partia.
Sot pritet që Marrëveshja Maqedoni-Bullgari për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të nënshkruhet nga ana e Zaevit dhe bullgarit Borisov. /Telegrafi/