Katie Holmes dhe Jamie Foxx kanë vendosur të martohen në Paris pas shumë viteve të takimeve të fshehta.
Nëna 39-vjeçare e Suri Cruise dhe 50-vjeçari, fituesi i çmimit Oscar po planifikojnë të martohen në “City of Light”, tha një burim për Radar Online.
“Paris është qyteti ku kanë vendosur të bëjnë publike romancën e tyre pas shumë viteve të romancës së fshehtë”, tha një burim.
Kjo vjen vetëm disa javë pasi shpërthyen thashethemet se dyshja ishte fejuar pasi në gishtin e Holmesit ishte vërejtur një unazë diamanti.
Aktorët thuhet se fshehurazi janë takuar që nga viti 2013 – por Katie e ka bindur atë dhe ka vendosur ta bëjnë lidhjen zyrtare.
“Katie ka pritur një kohë të gjatë për t’u martuar me Jamien dhe tani e ka bërë të qartë se ku dhe kur dëshiron të kurorëzohet”, tha burimi për Radar Online.
Theksojmë se bukuroshja amerikane u nda në vitin nga aktori hollivudian Tom Cruise. /Telegrafi/