Ne e kemi ditur që Foxconn, gjiganti elektronik tajvanez që ndërton iPhone të Apple, dëshiron të hyjë në “lojën” e makinave elektrike.
Dhe tanimë, ne dimë pak më shumë për atë që saktësisht e kishte fjalën kompania, përcjell Telegrafi.
Kjo pasi që në ngjarjen e tij HHTD21, Foxconn zbuloi tre prototipe të automjeteve elektrike duke përfshirë dy sedanë dhe një autobus elektrik, sipas një raporti Nikkei dhe një video në YouTube.
Kompania tha se “nuk është më fëmija i ri në qytet” kur bëhet fjalë për EV dhe synon të zhvillojë një biznes me vlerë deri në 36 miliardë dollarë në vit.
Foxconn zhvilloi prototipet EV nën markën Foxtron në bashkëpunim me Yulon Motor të Tajvanit.
Ky i fundit ka markën e vet (Luxgen) dhe prodhon automjete Nissan dhe Mitsubishi për tregun vendas.
Prototipet përfshijnë një sedan luksoz, SUV dhe autobus transit, të etiketuar përkatësisht Model E, Model C dhe Model T. /Telegrafi/