Foxconn e Tajvanit, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve elektronike, ka thënë të martën se gjysma e dytë e vitit pritet të shkojë “në një drejtim më të mirë”.
“Ne jemi mjaft të sigurt në stabilitetin e zinxhirit tonë të furnizimit për gjysmën e dytë të këtij viti”, citohet të ketë thënë kryetari i Foxconn, Liu Young-way në mbledhjen vjetore të aksionarëve të kompanisë, përcjell Telegrafi.
Kjo pasi që, që nga e marta, Qeveria e Shangait do të lejojë të gjithë banorët në zonat me rrezik të ulët të kthehen në punë.
Foxconn po synon të bëhet prodhuesi i parë i automjeteve elektrike (EV) “pa mungesë të furnizimeve materiale”, tha Liu, duke iu referuar mungesës së zgjatur globale të çipave që ka detyruar prodhuesit e makinave të ndalojnë prodhimin dhe të dëmtojnë prodhimin e smartfonëve, duke përfshirë Apple Inc, një klient i madh i saj.
“Një makinë që kushton dhjetëra mijëra dollarë nuk mund të dorëzohet për shkak të një çipi të vogël me vlerë pesëdhjetë cent. Kjo ka qenë një dhimbje për klientët tanë”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/