Telegrafi

Foxconn planifikon një investim prej 800 milionë dollarësh në Tajvanin jugor

Foxconn po planifikon të investojë rreth 820 milionë dollarë në tri vitet e ardhshme në objektet e reja prodhuese në Tajvanin jugor.

Ky veprim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, po bëhet për të mbështetur ambiciet e saj të automjeteve elektrike (EV), tha kompania të dielën.

Kompania, e quajtur zyrtarisht Hon Hai Precision Industry Co Ltd, tha se investimet në Kaohsiung do të përfshijnë impiante për prodhimin e autobusëve elektrikë dhe baterive për EV.

Foxconn, një furnizues i madh i Apple Inc dhe montues i iPhone, ka ambicie të mëdha në tregun e automjeteve elektrike pasi kërkon të diversifikojë bazën e saj të të ardhurave. /Telegrafi/