Telegrafi

Foxconn – furnizuesi i Apple është në kërkim të marrëveshjeve për gjysmëpërçues në tregun indian

Furnizuesi i Apple, Foxconn thotë se po kërkon partnerë indianë për të bashkëpunuar në fusha të tilla si çipat dhe automjetet elektrike, pasi shefi ekzekutiv i saj përfundoi një vizitë në vend.

Foxconn e Tajvanit ka kërkuar të zgjerojë operacionet e saj në gjigantin e Azisë Jugore pasi pësoi ndërprerje të rënda të furnizimit në Kinë vitin e kaluar. Firma u rikthye nga ndërprerjet në fillim të këtij viti.

“India është një vend me një popullsi të madhe,” tha Young Liu, kryetari i bordit dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, në një deklaratë gjatë së shtunës, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

“Udhëtimi im këtë javë mbështeti përpjekjet e Foxconn për të thelluar partneritetet dhe për të kërkuar bashkëpunim në fusha të reja si zhvillimi i gjysmëpërçuesve dhe veturat elektrike”, shtoi ai.

“Foxconn do të vazhdojë të komunikojë me qeveritë lokale për të kërkuar mundësitë më të dobishme të zhvillimit për kompaninë dhe të gjitha palët e interesuara,” deklaroi ai.

Kompania e cila njihet më së miri njihet për prodhimin e telefonave iPhone të Apple, është një nga kontraktorët më të mëdhenj në botë për prodhimin e pajisjeve elektronike, dhe tani po zgjerohet edhe në fusha të tjera duke përfshirë edhe atë të veturave elektrike. /Telegrafi/