Telegrafi

Fox: Më mirë nënë se e famshme

26-vjeçarja ka thënë se gjatë gjithë jetës kishte pritur ardhjen e fëmijës, djalit katërmuajsh Noah, ndërsa shpreson që do të lindë edhe më shumë fëmijë me burrin e saj, Brian Austin Green.

“Unë di ta njoh bekimin kur vjen. Për mua është kënaqësia maksimale që të jem me djalin tim. Të kem fëmijë, është ajo që kam dashur gjithë jetën”, ka deklaruar aktorja. /Telegrafi/