Këngëtarja Dafina Zeqiri e cila tash e një kohë po qëndron në SHBA, ka realizuar së fundmi projektin e saj më të ri, me të cilin synon deputimin në tregun ndërkombëtar.
“Four Sesons” titullohet kënga e saj e re në anglisht e cila është publikuar gjatë ditës së sotme vetëm në versionin audio, gjersa tani mund të gjendet edhe në YouTube.
Kënga është baladë në stilin R&B, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet këngëtarja.
“Që kur kam qenë një vajzë e vogël ëndrra ime ishte të vija në SHBA dhe të bëhesha pjesë e shoëbizit. Sot po e lansoj këngën time të parë (Four Seasons). Është ëndërr e bërë realitet. Jam përherë falënderuese për ekipin e mrekullueshëm që besoi në talentin tim dhe jam shumë e lumtur të prezantoj këngën time të parë ‘Four Seasons”, shkruan Zeqiri në Instagram.
Mbetet të shihet se si do të vijojë rrugëtimi i saj në tregun e huaj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2mrns7tJEAc