Si pjesë e zinxhirit botëror të hoteleve, “Marriott International”, hotelet Four Points by Sheraton janë të dizajnuar asisoj në mënyrë që klasikja e kamotshme të gërshetohet me detajet moderne.
Four Points by Sheraton, si brendi më i suksesshëm në Evropë nga portfolio e 30 brendeve të Marriott International, është vendi ku biznesi e takon kënaqësinë, i dizajnuar për të ofruar relaksim e përvojë të paharruar të udhëtimit.
Ndryshe nga shumica e hoteleve tjera, ky hotel synon një lloj të caktuar të mysafirëve: udhëtarin e pavarur, të përkushtuar pas punës e të etur për karrierë të suksesshme, por që kërkon balancim mes jetës personale e profesionale.
Strateg nga natyra, një turist i tillë e din se çfarë don – andaj edhe pushon në Four Points by Sheraton.
Hotelet e këtij zinxhiri po ashtu ndërtohen për të krijuar frymë autentike vendore, shërbim miqësor dhe janë ideale për mysafirët që kërkojnë përvojë të mahnitshme udhëtimi – pavarësisht se a udhëtojnë për punë apo kënaqësi.
Me një stil praktik e modern, i tërë hoteli dizajnohet duke pasur në mendjen klientin i cili kërkon pushim unik, ushqim të shijshëm e shërbim të pa harrueshëm.
Four Points by Sheraton po ashtu ofrojnë edhe salla të takimeve me kapacitet prej qindra personave, të dizajnuar për të funksionuar për çfarëdo që ju bie në mend.
Përndryshe hotelet funksionojnë në përputhje me protokollet e brendit “Marriott”.