Telegrafi

‘Four Point by Sheraton’, hoteli zyrtar i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll – të dyja palët të kënaqur me bashkëpunimin

Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina City” është hoteli zyrtar i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll dhe i FIBA Bubble që do të organizohet në Prishtinë prej 15 deri më 21 Shkurt 2021 në Prishtinë.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe menaxheri i shitjes dhe marketingut të hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”, Bujan Stavileci u ndanë shumë të kënaqur me fillimin e bashkëpunimit zyrtar dhe premtuan se si dy brende të mëdha në vendin tonë dhe më gjerë do ti ofrojnë kushte shumë të mira Kombëtareve mysafire, si Islanda, Luksemburgu dhe Sllovakia, si dhe zyrtarëve të ndeshjes dhe zytarëve të FIBA-s që do të akomodohen gjatë FIBA Bubble.

Përfaqësuesja e Kosovës më 18 Shkurt do të përballet me Luksemburgun dhe më 20 Shkurt do të luaj kundër Sllovakisë në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2023.

Kosova duhet të triumfoj në të dyja ndeshjet për tu kualifikuar tutje.