Ish-ambasadori i BE-së në Shkup Erwan Fouere vlerëson se bllokimi i integrimit të Maqedonisë në BE mund të ketë pasoj serioze edhe në rajon.
“Taktikën që po përdor për momentin Qeveria e Bullgarisë kundrejt Maqedonisë së Veriut është e pakuptueshme dhe kontradiktore dhe kjo mund të ketë pasoja serioze, jo vetëm në marrëdhëniet në mes dy vendeve, por edhe për të gjithë rajonin dhe në politikën e zgjerimit të BE-së”, deklaroi Fouere.
Qasja e qeverisë bullgare jep mesazh negativë deri tek vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se ato mund të përballen me bllokadë të plotë drejt integrimit në BE, thotë Fouere për “Radion Kombëtare Bullgare”.
“Bullgaria po përdor anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian për të imponuar interpretimin e saj të historisë, si dhe për të këmbëngulur që versioni i saj duhet të pranohet nga vendet e tjera para se të fillojnë bisedimet e pranimit. Dhe kjo është joproduktive sepse minon politikën e zgjerimit të BE-së dhe shkon plotësisht kundër parimeve mbi të cilat mbështetet integrimi evropian dhe me të cilat Bullgaria ra dakord kur u bashkua me BE-në në 2007”, tha Fouere./Telegrafi/