Telegrafi

Fouere: Qeveria e Maqedonisë mohon të drejtat e njeriut (Video)

Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni, Erwan Fouere në emisionin 10 minuta në Tv21 tha se kjo situatë në Maqedoni demonstron se shoqëria e këtij shteti është plotësisht e ndarë, e polarizuar dhe faji për këtë gjë qëndron te partitë në pushtet, duke promovuar një politikë të mohimit të të drejtave themelore të njeriut.

“E gjithë kjo flet për shkelje të rënda dhe për abuzim të pushtetit dhe kjo duhet të ndryshojë. Unë i kuptoj fare mirë ata që dalin rrugëve, duke protestuar edhe për vendimin e fundit të kryetarit të vendit për t’i falur të gjithë ata njerëz. Kjo dërgon një mesazh të tmerrshëm për paligjshmërinë dhe dështimin e sundimit të ligjit në këtë vend.” tha Erwan Fouere.

Fouere për vendimin e presidentit Ivanov për të falur politikanët tha se është një vendim i gabuar. Të gjithë ata që kanë bërë krime dhe abuzim të pushtetit, tani pasi janë falur, sipas tij, ata mund ti përsërisin ato. Ish- ambasadori tha se në këtë mënyrë Maqedonia do të vazhdojë të promovojë një shoqëri ku nuk sundon ligji dhe ku qeveria qëndron në pushtet, ekskluzivisht në bazë të frikësimit dhe të mashtrimit./Telegrafi/