Site icon Telegrafi

Fouere: Maqedonia nuk ka traditë të debateve publike

“Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, tani është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të pranojë këto hapa, ndërsa BE të jep dritë të gjelbër dhe të hap bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë”, tha ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Erwan Fouere.

Në një intervistë për AIM, Fouere tha se pas euforisë së përshëndetjes është e rëndësishme të ketë fushatë të informimit të publikut për atë çfarë përmban marrëveshja dhe pse është e mirë për vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në debat duhet të përfshihen të gjithë sektorët e shoqërisë: akademia, mediat, shoqëria civile në nivel lokal dhe kombëtar.

“Tani kjo është vitale për Qeverinë e Maqedonisë, të hap të gjitha drejtimet që të ketë debat të vërtetë. Kjo do të ndihmojë që të ketë përgjigje për frikësimet që u plasuan për përmbajtjen e marrëveshjes. Në të kundërtën do të përsëritet ajo që ndodhi ditëve të fundit: dhunë jashtë Kuvendit”, tha Fouere.

Ai shtoi se duhet të hapa të mëdha për referendumin e paralajmëruar, që qytetarët të mos votojnë në mënyrë partiake, por të shprehen për marrëveshjen./Telegrafi/

Exit mobile version