Site icon Telegrafi

Fouere: Maqedonia është e rrezikshme edhe për rajonin (Foto)

Në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe vendimin e fundit të presidentit të Maqedonisë për amnisti ndaj politikanëve që kishte ngritur procedurë penale PSP-ja, ka reaguar edhe Erwan Fouere, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Vendi që nuk ka sundim të ligjit nuk është i rrezikshëm vetëm për qytetarët-viktima të pafajshëm të kësaj kërdie nga drejtësia dhe liderëve të korruptuar, gjithashtu mund të pësoj edhe i gjithë rajoni’, mbrëmë ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook euroambasadori i më hershëm në Maqedoni, Erwan Fouere. /Telegrafi/

 

Exit mobile version