Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni mendon se nëse Këshilli i Evropës nuk jep leje për fillimin e bisedimeve këtë vit, atëherë e ardhmja është e humbur për shkak zgjedhjeve evropiane. Në intervistën për AIM ai përshëndeti “hapat e mëdha” të qeverisë, por tregon edhe për dobësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ish ambasadori Fouere, i cili tani punon si ekspert në një institut me ndikim të përkushtuar ndaj politikave evropiane (CEPS), kohët e fundit ka vlerësuar raportin e fundit mbi Ballkanin Perëndimor dhe strategjinë e zgjerimit të BE-së. Ai shpreson që në qershor Këshilli i BE-së do të miratojë fillimin e negociatave me Maqedoninë, edhe nëse kontesti me emrin nuk zgjidhet.
Nëse Greqia vazhdon të refuzojë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve nga të vullnetit të mirë dhe besimit nga qeveria e Maqedonisë, nëse ata ende bllokojnë një vendim pozitiv për negociatat, mendoj se kjo do të tregojë se Greqia fare nuk është e interesuar për Ballkanin Perëndimor”, tha Erwan Fouere.
Ai tha se BE ka kohë deri në fund të vitit që të japë dritë të gjelbër.
Ish-ambasadori i BE-së mirëpret punën e qeverisë gjatë 11 muajve të fundit, por paralajmëron se duhet të përqendrohet në reformat e brendshme dhe zbatimin e tyre po aq sa të fokusohet në përmirësimin e imazhit të saj të jashtëm.
Fouere foli edhe mbi ligjin e përdorimit të gjuhëve dhe paralajmëron se qeveria duhet fillimisht dhe menjëherë ta dërgojë ligjin në Komisionin e Venecias, raporton korrespondenti i AIM-së nga Brukseli. /Telegrafi/