‘Nënë Natyrë’ duhet të jetë një fanse e tmerrit.
Disa foto të reja tregojnë momentin e tmerrshëm që një ngjalë del nga stomaku i një zogu – një skenë që duket e përshtatshme për filmin “Alien”, transmeton Telegrafi.
Shkrepja, që vlerësohet një në një milion, e shkrepur nga fotografi amator Sam Davis në Delaware, tregon ngjalën që varet nga zorrët e zogut ndërsa ai fluturon në mënyrë të çuditshme tutje, raporton Live Science.
Disa shqiponja dhe një dhelpër u vunë re më vonë duke ndjekur zogun pranë një vije bregdetare – ndoshta për të pastruar ‘darkën’ në rast se ndonjëri ngordh, tha Davis.
“Unë mendoj se kjo është shumë e rrallë, të shihet në ngjarje e tillë, kur ngjala del nga barku i zogut”, tha John Pogonoski.
Davis e shkrepi imazhin me një lente telefoto nga më shumë se 225 metra larg, dhe së fundmi e shpërndau atë në Instagram , duke e quajtur atë fotografinë e tij të preferuar të të gjitha kohërave.
Nuk ishte e qartë nëse ndonjë kafshë mbijetoi. /Telegrafi/