Telegrafi

Pamje të vitit 1913, të Çamërisë së mbushur me shqiptarë

Frédéric (Fred) Boissonnas (1858-1946), ishte fotograf zviceran që lindi në një familje të njohur fotografësh. Mbahet mend kryesisht për fotot e hershme artistike të Greqisë. Artin e fotografisë e mësoi nga i ati, Henri-Antoine Boissonnas (1833-1889), ndërsa studioi në Shtutgart dhe në Budapest.

Në periudhën 1907-1913 ai udhëtoi në tokën helene pothuajse çdo vit, duke bërë mijëra fotografi. Udhëtimi në rajon – në vitin 1913 me historianin zviceran të artit, Daniel Baud-Bovy (1870-1958) – ishte veçanërisht i frytshëm.

Në vitin 1919 themeloi shtëpinë botuese Editions Boissannas, ndërsa botoi gjithsej rreth 50 libra. Fotografitë e Çamërisë në kohën e përfshirjes së saj në shtetin grek, kanë jo vetëm rëndësi dokumentare, por edhe një vlerë të lartë artistike. Ky koleksion i fotografive është vetëm një pjesë e vogël e fotografive që ai bëri në Greqi dhe në jug të Ballkanit. /Robert Elsie/