Site icon Telegrafi

Pamje të rralla të vitit 1990: Mësymja e shqiptarëve në Ambasadën gjermane në Tiranë (Foto)

Ishte 13 korriku i vitit 1990, kur rreth 5 mijë shqiptarë filluan eksodin e parë drejt Perëndimit, duke mësyer fillimisht ambasadat e vendeve të Bashkimit Evropian,  si mundësi për t’i ikur regjimit brutal komunist në vend.

Ngjarjet e asaj kohe shokuan jo vetëm estabilishmentin, por shënuan fillimin e asaj që u bë një eksod i vazhdueshëm që atëherë, teksa shumë shqiptarë vazhdojnë të jenë në kërkim të një jete më të mirë.

Disa prej fotove të kohës, janë shkrepur nga Lothar Parzeller – diplomat gjerman që punonte në Ambasadën gjermane në Tiranë. /Telegrafi/

Exit mobile version