Telegrafi

Fotot që tregojnë se “si dukemi pasi pimë 1, 2 dhe 3 gota verë”

Herë pas here shumica prej nesh përfundojnë në festa ku alkooli e bën punën e tij.

A keni menduar ndonjëherë se si dukeni pasi keni pirë disa gota verë?

Fotografi brazilian Marcos Alberti ka kryer një hulumtim që mund t’ju tërheqë interesin.

Për këtë eksperiment unik, Marcos kombinoi me mjeshtëri disa nga pasionet e tij më të mëdha: të shoqërohet me miqtë, të bënte foto, të pinte verë dhe të bënte biseda të gjata!

Filloi të ftonte miqtë në studion e tij, ku i fotografoi fillimisht esëll, e më pas pasi kishin pirë një, dy dhe tre gota verë.

Ideja e tij çoi në krijimin e një projekti fotografik të quajtur “3 gota më vonë”.

Nuk mund të mos pyesim veten se si do të dukej fillimi dhe fundi i mbrëmjes, por ndoshta më mirë të mos e dimë.

Nëse jeni të interesuar për më shumë nga fotot e Marcos, sigurohuni që të shikoni llogarinë e tij në Instagram @marcos_alberti. /Telegrafi/