Telegrafi

Fotot gjysmë-ilegale nga e mistershmja Korea e Veriut

I gjithë vendi është i mbështjellë nga misteri dhe errësira, si nga ana praktike ashtu dhe figurative.

Nuk janë shumë të huajt që mund të hyjnë në Korenë e Veriut, aq më pak perëndimorët, pa siguruar më parë një vizë të paguar shtrenjtë dhe të kontrolluar në detajet më të imëta.

Por fotografi Eric Lafforgue ka arritur të vizitojë disa herë një nga vendet më të pazakonta duke grumbulluar një koleksion mjaft interesant fotosh, si nga ato të ligjshme dhe ato gjysmë ilegale.

Fotot që mund të sillnin kundërshtimin e autoriteteve, fotografi i fshihte në karta të vogla memorieje që i nxori fshehtas jashtë vendit.

Në këtë mënyrë Lafforgue mund të ndante Korenë e Veriut më të gjithë botën, në një mënyrë siç nuk ishte parë përpara. Në galerinë e mëposhtme Lafforgue shoqëron pamjet me komentet përkatëse… /tch/

Gruaja mes turmës së ushtarëve. Në vend nuk lejohet të merren fotot e ushtarakëve
Familjet tregojnë se kanë kompjutera por nuk ka energji elektrike
Ushtarët shpeshherë ndihmojnë në fermat lokale
Një vendas duke mbledhur bar në qytet
Një fëmijë i padisiplinuar në Korenë e Veriut. Autobuzi po udhëtonte drejt Samijyo
Kur i kërkova çifti të bënin foto, gruaja nisi të rregullonte jakën e mashkullit
Fëmijët luajnë në mes të rrugës megjithë shtimin e makinave
Metroja e kryeqytetit Penian funksionon dhe si strehim nga bombat
Piktori shtetëror punon në një mural në Chilbo. Më kritikoi se bëra foton me pikturën e pambaruar
Dyqani i ushqimeve
Arkitektura brutaliste e stilit komunist
Vetëm një turist i huaj shihet në pikën e hyrjes së Koresë së Veriut.