Deri tani numri i viktimave nga sulmi terrorist në aeroportin e Stambollit ka shkuar në 41 persona, ndërsa të plagosur janë mbi 200 të tjerë.
Mediat turke kanë publikuar disa nga fotot e persona që humbën jetën nga shpërthimi kamikaz i tre terroristëve dhe nga të shtënat e tyre me armë para se të hidhnin veten në erë.
Burrë e grua (Mahmoud Çizmecioğlu dhe Zeynep Çizmecioğlu) janë mes 41 viktimave
“Të gjithë ulërinin… kishte gjak të përhapur gjithandej”, tregon një nga të mbijetuarit.
Deri tani i akuzuari kryesor për këtë sulm është ISIS.
Gülşen Bahadır, punonjëse e një kompanie ajrore e cila u qëllua për vdekje shkruante në Facebook javë më parë: “Jo luftë, insistoj, dashuri”.
Gülşen Bahadır, punonjëse e një kompanie ajrore e cila u qëlluar për vdekje shkruante në Facebook javë më parë: “Jo luftë, insistoj, dashuri”.
Mes 23 shtetasve turq që humbën jetën në këtë sulm bën pjesë dhe polici hero që qëlloi një nga terroristët para se ky i fundit të hidhte veten në erë.
Umut Sakaroğlu, polici që sakrifikoi jetën e tij për të ndalur terroristin që të aktivizonte bombën
Punonjësi i doganës qëlloi mbi agresorin duke e neutralizuar atë pasi arma që mbante në duar i ra, por pak sekonda më pas ai hodhi veten në erë.
Heroi sapo ishte bërë baba dhe kishte vetëm pak kohë që ishte diplomuar dhe sapo kishte nisur punë në aeroportin e Stambollit.
Göksel Kurnaz dhe Yeni Ise Girmisti janë mes 41 viktimave
Në faqen e Bahadir në Facebook nje mik i saj ka shkruar: U prefsh në paqe
Mustafa Bayrakli, 51 vjeç, shofer taksie
Çöl Kontuar, oficer ne aeroport