Ne e dimë që Samsung Galaxy Note 20 po vjen, por një seri fotografish kanë zbuluar pak sesi mund të duket Note 20.
Imazhet janë nga Ice Universe. Këto foto konfirmojnë vërtetësinë e një rrjedhje të hershme të Note 20, gjithashtu nga Ice Universe. Ato gjithashtu konfirmojnë thashethemet e skajeve të sheshta që pritet ti ketë Note 20, transmeton Telegrafi.
Gjëja më emocionuese është sistemi i kamerës. Ekzistojnë tre lente të grumbulluara mbi njëra-tjetrën.
Pastaj ka hapësira për blic-in e kamerës dhe një sensor shtesë, i cili duket se do të jetë një sensor, i cili ndihmon në efekte më të mira për portrete.
Note 20 pritet të ketë një ekran 120Hz dhe mbështet rrjetin 5G. /Telegrafi/