Telegrafi

Fotot e reja shfaqin dizajnin e iPhone 7! (Foto)

iPhone 7 dhe  iPhone 7 Plus pritet të nisë në shtator, por deri më tani në internet janë publikuar thashetheme të ndryshme në lidhje me dy modelet e reja të telefonave të Apple.

Tani disa foto të reja që kanë rrjedhur online mund të na japin një ide se si do të duket gjenerata e re e iPhone.

Fotografia e cila mund të shihet më poshtë me sa duket shfaq pjesën e pasme të iPhone-it të ardhshëm dhe këtu shihen një numër të ndryshish që besohet se do t’i ndërmarrë Apple në raport me modelin ekzistues iPhone 6s.

Foto e pretenduar e iPhone 7 ishte e postuar në internet nga Nowhereelse, në të cilën shihet se dizajni i antenës në pjesën e pasme të iPhone do të ndryshojë, siç mund të shihet edhe në foto.

iPhone i ardhshëm pritet të shfaqet me procesorin e ri të Apple – A10, iOS 10 dhe më shumë RAM se sa modelet aktuale.

Ne gjithashtu mund të presin disa përmirësime mbi kamerat që do të vijnë në modelet e reja të iPhone, ndërsa Apple pritet ta heq edhe portin për audion me 3.5mm.

Gjithashtu Apple pritet të lansojë dy pajisje të reja këtë muaj, tabletin me 9.7 inç  – iPad Pro dhe iPhone SE.