Telegrafi

Fotot e papublikuara më parë të Neymar te Real Madridi kur ishte në prova

Tek episodi i dytë i filmit dokumentar në lidhje me karrierën dhe jetën e Neymar Jr janë ngritur disa pyetje në lidhje me të ardhmen e braziliait.

Kjo pasi që kur ishte 13 vjeç, Neymar udhëtoi në kryeqytetin spanjoll për t’iu nënshtruar një prove me Real Madridin.

Ai ishte në edicionin 2005/06 tek ekipi i të rinjve, ku u takua me Dani Carvajal dhe Pablo Sarabia.

Dokumentari i publikuar ofron pamje të reja të Neymar në Madrid.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Neymar

Ai u fotografua në Valdebebas, brenda dhe jashtë Santiago Bernabeut, dhe në dhomën e veshjes.

Ai ishte ulur ku ulëset i kishin katër brazilianë, në atë kohë: Julio Baptista, Ronaldo, Robinho dhe Cicinho.

Neymar Jr përfundoi duke nënshkruar kontratën e tij të parë si 13 vjeç, te Santos, duke e kompensuar familjen financiarisht, pasi iu dha një apartament pranë terrenit të stërvitjes.

Real Madrid ende e do, por ai tani është në Paris Saint-Germain. /Telegrafi/